Real Estate në Shqipëri

Ekonomia shqiptare ka kaluar në faza të ndryshme gjatë dekadave të fundit, ndërsa kaloi nga një ekonomi e centralizuar në një ekonomi tregu. Sektorët e ndërtimit dhe tregu i banesave dhanë një kontribut të madh në rritjen ekonomike gjatë kësaj periudhe.

Tregu i banesave, si dhe çmimi i pronave të paluajtshme, pasqyruan një rritje të konsiderueshme gjatë pesë viteve të fundit.

Vihet re një rritje e ndjeshme e numrit të pensionistëve të huaj të cilët kanë ardhur kohët e fundit për të jetuar në qytete si Durrësi, Saranda apo Vlora gjatë viteve të fundit. Vija bregdetare shqiptare është alternativa më e lirë për investitorët e pasurive të paluajtëshme dhe personave që janë në kërkim të një prone në bregdet.

Mundësi e shkëlqyer janë pronat në rrethina të gjelbëruara të qyteteve dhe ato mund të përfshijnë gjithashtu plantacione me agrume, ullishte dhe madje edhe vreshta.

Hapja e një agjensie të pasurive të patundshme në Shqipëri kërkon një sërë hapash të cilat nënkuptojnë qe nuk është thjesht hapja e një zyre me një skuadër agjentësh shitje por një sërë elementësh të cilët duhet të mbahen në konsideratë.

Ato që ju nevojiten në fillim janë:

Zhvillimi dhe përsosmëria e idesë
Krijimi i një plani biznesi
Vendosja e formës ligjore të shoqërisë
Marrja e një licence
Blerja e një police sigurimi për biznesin
Krijimi i identitetit të fortë të markës
Ndërtimi i një website
Ideimi i një plani shitje
Krijimi i nje ekipi
Strategjia e rritjes së biznesit

Shpërndaje artikullin: